E kishte paralajmeruar dy muaj me pare ekskluzivisht per “Shkodra Sport” dhe duket se tashme ka ardhur momenti per ta bere realitet proven tek klubi i mirenjohur portugez i Portos.

E kemi fjalen per mbrojtesin 17 vjeçar shkodran Marçelino Preka. Ai ka mberritur sot atje dhe nga neser pritet te nise stervitjen me ekipet e Akademise se mirenjohur.

Nje gje e tille eshte lajmeruar nga vete lojtari permes instastory teksa ka dhene detaje te fluturimit te tij me avion drejt ketij vendi dhe me pas mberritjes atje.

Preka eshte prej kohesh ne kontakt me drejtuesit e Akademise se Portos por pandemia e ka zgjatur bashkimin me te. Megjithate tashme kjo eshte bere realitet dhe lojtari i KF Shkodra por edhe i kombetares U17 do te kete mundesine te tregoje aftesite e veta.

Mbrojtesi shtatelarte eshte provuar edhe me perpara ne ekipe te ndryshme italiane te cilat kane dhene aprovimin per marrjen e tij por problem eshte bere dokumentacioni i lejes se qendrimit te lojtarit.

Shpresat jane qe ne Portugali gjerat te jene me ndryshe dhe per te, te gjendet zgjidhja e qendrimit atje, por me pare Marçelino duhet te binde drejtuesit e Portos per vlerat e tij.
www.shkodrasport.com