Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Marcelo, e ka bërë qartë se Isco do të luftojë deri në vdekje për klubin, megjithëse kohët e fundit është lënë në stol nga trajneri Santiago Solari.

Los Blancos do të luajnë ndaj Kashima Antlers në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube të mërkurën pasdite dhe mbetet për t’u parë nëse Isco do ta nisë nga minuta e parë apo jo.

“Të gjithë e dimë kualitetin që zotëron,” shprehet Marcelo për nr. 22 të Real.

“Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Ndonjëherë lojtarët luajnë më shumë, dhe ndonjëherë më pak, ka momente të ndryshme.

“Nuk duhet ta analizojmë më shumë sesa duhet. Isco është me Real deri në vdekje, si të gjithë.

“Mourinho? Shkarkimi i tij është një mëkat. Rikthimi i tij te Real nuk është në dorën time. E vlerësoj si trajner dhe për atë që ka bërë këtu.”/telesport/