Shqiperia U16 e futbollit te femrave nen drejtimin e trajnerit Agustin Kola po ben nje paraqitje shume te mire ne turneun “Uefa Development Tournament” qe po zhvillohet keto dite ne Tirane.

Perfaqesuesja jone e kesaj grupmoshe i ka fituar dy ndeshjet e para me te njejtin rezultat 3-1, fillimisht ndaj Lituanise dhe me pas ndaj Gjeorgjise, nderkohe qe te dielen do te luajne edhe ndeshjen e trete ndaj Malit te Zi.

Ne rradhet e kombetares tone po spikat edhe nje futbolliste shkodrane. Behet fjale per Matilda Tanushin, lojtaren e ekipit “Juban Danja” e cila ben mire detyren e mbrojteses se majte por edhe ate te mesfushores.

Tanushi eshte nje lojtare e cila ka krijuar tashme personalitet dhe jo me kot stafi teknik i kombetares e ka caktuar ate si zevendeskapitene te ekipit.

E datelindjes 28 shtator 2004, kjo futbolliste konsiderohet me shume te ardhme per futbollin shqiptar. Ajo e dashuron kete loje, eshte nje vajze qe stervitet rregullisht dhe padyshim qe do te shkoje larg nese vijon me te njejten deshire te punoje.

Tanushi ndonese vetem 15 vjeçe eshte titullare e padiskutueshme ne formacionin e ekipit te te rriturave te “Juban Danja” ku ka treguar se pavaresisht moshes se saj, mund te luaje si e barabarte edhe me vajzat me te rritura ne moshe.
www.shkodrasport.com