Dëmtimi i tij ka zgjatur më shumë sesa duhet. Si rrjedhojë, Denis Pjeshka, mbrojtësi i Vllaznisë është detyruar t’i nënshtohet një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit të djathtë.

Çdo gjë duket se ka shkuar në mënyrën e duhur ndërkohë që prej pak ditësh mësohet se 22 vjeçari ka nisur vrapimet e lehta.

Sipas vetë atij, nga bisedat që ka patur me mjekët specialistëë, rikthimi në fushë për të luajtur duhet të bëhet pas rreth një muaji.

Tek Vllaznia duan t’i japin ndoshta edhe pak më shumë kohë dhe për këtë arsye, mendohet që ai të jetë i gatshëm për të luajtur në fund të muajit tetor.

Me përforcime e bëra së fundmi ndoshta kuqeblutë nuk ia kanë shumë nevojën këtij lojtari megjithatë ai ka treguar se është shumë i rëndësishëm për këtë skuadër dhe për këtë arsye, ai do të ketë gjithnjë vend aty.
© shkodrasport.com