Pavarësisht përpjekjeve të bëra, boksierët e Vllaznisë nuk kanë arritur dot të shpallen kampion për herë të 21-të. Në ndeshjet finale të zhvilluar
mesditën e së dielës në kryeqytet, kanë dominuar boksierët e Tiranës që kanë fituar më shumë pesha, duke merituar për rrjedhojë edhe vendin e parë si ekip. Shkodranët ndonëse kanë nxjerrë pesë sportistë në finale, kanë arritur të nxjerrin vetëm tre kampionë, pikërisht Vuksan Gurin në peshën 49 kilogramë, Kristian Demajn në 91 kilogramë (per te ishte titulli i 10-te kampion) dhe Nelson Hysën në peshën super të rëndë.
Natyrisht, në humbjen e titullit si ekip kanë ndikuar padyshim humbjet në gjysmëfinale të Kajoshit dhe Marinajt dhe ajo e Shtytanit në finale. Trajneri Zef Gjoni natyrisht që ka qenë i mërzitur për mosarritjen e objektivit të shpalljes për herë të 21-të kampion të Vllaznisë por për shkodrasport.com ka falenderuar sportistët e tij për ndeshjet e zhvilluara, ndonëse sipas tij titulli u humb që dje pas humbjes së pamerituar të Kajoshit por duket se gjërat ishin paravendosur përsa i takon fatit të titullit kampion.
Finalet dhe fituesit e kampionatit të boksit për të rritur:
49kg, Vuksan Guri (Vllaznia)-Serxhio Kikrri (Teuta), fiton Guri me TKO
52kg, Ardit Murja (Teuta)-Fabian Qekaçi (Vllaznia), fiton Murja, s’u paraqit rivali
56kg, Klevis Vrapi (Teuta)-Krenar Zeneli (Flamurtari), 0-3
60kg, Taulant Zajmi (Tirana)-Denus Muça (Arena), 3-0
64kg, Anxhelo Merkohasani (Tirana)-Mumahet Mema (Teuta), 2-1
69kg, Arnold Kuqari (Apolonia)-Denis Nurja (Tirana), fiton Nurja me KO
75kg, Alban Beqiri (Tirana)-Kristian Shytani (Vllaznia), 3-0
81kg, Alban Barmeta (Tirana)-Ramazan Babaj (Vllaznia), fiton Barmeta, s’u paraqit rivali
91kg, Christian Demaj (Vllaznia)-Emiljano Xhediku (Tirana), 3-0
+91kg, Indrit Laçi (Tirana)-Nelson Hysa (Vllaznia), 1-2
Renditja ekipore:
1-Tirana,
2-Vllaznia,
3-Teuta
Boksieri më i mirë: Alban Beqiri (Tirana)
Boksieri i perspektivës: Vuksan Guri (Vllaznia)
Boksieri më teknik: Krenar Zeneli (Flamurtari)
© shkodrasport.com