Bledar Devolli nuk është më trajner i Dinamos. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klubin blu se pak minuta më parë është gjetur konsensusi me gjirokastritin për prishje të kontratës me mirëkuptim.

Devolli e drejtoi ekipin pas largimit të Bledi Shkëmbit, ndërsa në 7 javët e fundit të kampionatit mori një fitore, një barazim dhe 5 humbje.

Blutë do të drejtohen në 11 javët e mbetura nga italiani Rudolfo Vanoli, i cili pritet të prezantohet nesër. Ndeshja e radhës e Dinamos është derbi me Tiranën të shtunën.

“Shkodra Sport” ka qene e para media qe e publikoi lajmin e uljes se trajnerit italian ne pankinen dinamovite para dy javesh dhe fillimisht ky lajm u mohua nga drejtuesit e bluve por tashme çdo gje eshte e konfirmiar.