Situata te Dinamo nuk është e mirë dhe humbja e fundit ndaj Kukësit, jo vetëm që konfirmoi ndryshimet e pritshme në pankinë, por nxori në pah edhe problematika jashtë fushës.

Mesfushori Sabien Lilaj, i ardhur me bujë në janar, mësohet se ka pasur një konflikt pas ndeshjes së djeshme me tifozët blu, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të këtyre të fundit me gjeste.

“Panorama Sport” zbulon se me të mësuar këtë lajm, presidenti Bardhi i ka vendosur një gjobë të majme mesfushorit. Pritet që vetë klubi blu të dalë me një komunikatë për mediat në orët në vijim.

Situata tek Dinamo ne kete menyre ka precipituar dhe reagimi i Lilajt eshte pikerisht pasqyrimi i saj.