Memoriali i XII-të Ndërkombëtar “Vllaznia 2015” në boks është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Një orgazim perfekt, një pjesmarrje e madhe dhe me boksierë shumë cilësorë nga 10 shtete të Europës dhe ajo çka është më e rëndësishmja, vend i parë për kombëtaren shqiptare në renditjen ekipore. Përveç kësaj, boksieri Rexhildo Zeneli ka marrë kupën e sportistit më të mirë të aktivitetit. Ndeshjet finale kanë dhuruar sfida shumë interesante dhe në fund, ka patur dy vende të para për boksierët e Shqipërisë (Krenar dhe Rexhildo Zeneli), dy vende të para edhe për Gjermaninë, Italinë e Kazakistanin ndërsa nga një vend të parë kanë zënë Bullgaria e Kosova. Në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe të kupave ka marrë pjesë edhe drejtori i sportit në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, z. Vladimir Gjonaj, presidenti i Federatës së Boksit Gjergj Leqejza e të tjerë personalitete. Ndeshjet finale:
Pesha 49 kg Klevis Vrapi (Shqipëri)- Serge Neumann (Gjermani) fiton Neumann
Pesha 52 kg Gabriel Mascunano (Spanjë)- Vincenzo Picardi (Itali) fiton Picardi
Pesha 56 kg Katin Asenov (Bullgari)- Krenar Zeneli (Shqipëri) fiton K. Zeneli
Pesha 60 kg Rexhildo Zeneli (Shqipëri)-Elian Dimitrov (Bullgari) fiton R. Zeneli
Pesha 64 kg Ayrin Asmetov (Bullgari)-Almasbek Abilekov (Kazakist) fiton Ismetov
Pesha 69 kg Alban Beqiri (Shqipëri)- Sagadat Rakhmankulov (Kazak.) fiton Rakhmankulov
Pesha 75 kg Denis Radovan (Gjermani)- Damina Bolequiua (Spanjë) fiton Radovan
Pesha 81 kg Aleksander Rama (Shqipëri)- Simone Fiore (Itali) fiton Fiore
Pesha 91 kg Armen XHoxhaj (Kosovë)- Dilan Prasoviç (Mali i Zi) fiton Xhoxhaj
Pesha +91 kg Pavel Soct (Çeki)- Kamshybek Kunkabayev (Kazakistan) fiton Kunkabayev
Boksieri më teknik: Simone Fiore (Itali)
Boksieri më i mirë: Rexhildo Zeneli (Shqipëri)
Vendi i parë si ekip: Shqipëria
Vendi i dytë si ekip: Kazakistani
Vendi i tretë si ekip:Gjermania
© shkodrasport.com







