Kohët kanë ndryshuar, më parë duhej të ishe 90% lojtar dhe 10% ta plotësonin mediat, ndërsa tashmë është e kundërta. Shumë futbollistë janë të krijuar nga mediat. Ndikimi që këto të fundit kanë në klube edhe nga më të njohurat, është vërtet e lartë.

Rasti i Bajernit e vërteton një gjë të tillë. Si asnjëherë më parë në histori, drejtuesit e bavarezëve kanë dalë në konferencë pak kohë më parë, duke i sulmuar mediat për ndikimin e tyre të pazakontë. Një arritje e tyre është edhe afrimi i Meritan Shabanit në ekipin e parë.

Sigurisht që kjo nuk do të thotë se Shabanin nuk ka aftësi. Përkundrazi, ndoshta flasim për talentin më të madh shqiptar në Bundesligë, pasi është i aftë të bëj diferencën edhe në një klub si Bajerni. Këtë gjë e ka treguar edhe me të rinjtë, duke qenë një nga më të mirët.

Por qartësisht ky lojtar nuk ishte në planet e trajnerit Kovac. Kroati nuk e preferoi në asnjë moment, ndryshe nga paraardhësit e tij. Derisa në lojë u futën mediat gjermane. Fillimisht duke treguar aftësitë e Shabanit, e për të nisur zërat se për lojtarin shqiptar interesoheshin ekipet më të mira europiane.

Në kushte të tilla, tekniku kroat është detyruar që jo vetëm të marrë në stërvitje Shabanin, por ta ketë të gatshëm edhe në “Champions League””. /Shqiperia.ch/