Pas hapjes drejt Azisë, drejtuesit e Vllaznisë duket se kanë ndër mend të kenë projekte edhe në Afrikë. Ashtu siç kishte premtuar drejtori Firat pak kohë më parë për nisjen e bashkëpunimit me një Akademi në Nigeri, kjo tashmë duket se është realitet. Ka qenë vetë Klubi shkodran ai që sot përmes faqes së tij zyrtare e ka bërë publike një gjë të tillë. Ja çfarë shkruhet në të:

“Disa nga projektet tona kanë të bëjnë me ndjekjen e lojtarëve të rinj dhe transferimit të tyre pranë Vllaznisë. Duke qenë se nuk kemi një buxhet të madh si klubet e tjera të huaja gjermane apo angleze, ne duhet të gjejmë talente të moshës së re për t’i afruar në ekipet tona.

Pas afrimit në skuadër, ato do të jenë në shërbim të Vllaznisë dhe në momentin që mund të marrim oferta të reja mund t’i shesim këto lojtarë duke përfituar kështu nga të gjitha anët. Prandaj një nga hapat e ardhshëm që kemi ndërmarrë është ai i krijimit të marëdhënieve me klube dhe akademi të huaja siç mund të jenë ato të vendeve afrikane.

Krijimi i marëdhënieve të mira me to, do të krijojë mundësinë e gjetjes së lojtarëve të talentuar direkt atje.
Lojtarët e rinj e të talentuar nuk do të vijnë në Shqipëri për t’u provuar. Ky është realiteti! Ne do ta fillojmë këtë projekt nga Nigeria. Dhe e gjitha kjo po realizohet pa kryer asnjë shpenzim nga ana e Vllaznise.

Po përpiqemi që me të ardhurat që kemi, të bëjmë më të mirën për të qenë kampionë të këtij sezoni dhe në të njëjtën kohë po përgatisim një bazë për një të ardhme më të mirë të Vllaznisë. Më poshtë keni edhe ftesën e kësaj Akademie për bashkëpunim me KF Vllaznia sh.a: