Mbrëmë ëËshtë hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani. Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira duke qenë bashkë me emra të mëdhenj të futbollit europian dhe boëror.

Sipas verdikteve të këtij shorti, ajo është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë. Si rrjedhojë në të gjitha mediat shqiptare është shkruar se kemi të bëjmë me një grup shumë fortë, por në fakt jo vetëm në Shqipëri është konsideruar kështu.

“Spanja në grupin e vdekjes”, kanë qenë titujt kryesor në Marca, As, El Mundo Deportivo, Sport.es.

Ndërkohë edhe mediat e vendeve të tjera janë pajtuar.

“Hamburgu nuk i sjell fat Italisë”, shkruan sportmediaset.it, në Itali.

“Gazzetta dello Sport” e cilëson grupin si mjaft të vështirë: “Grup i vështirë për ekipin e Luçiano Spaleti”

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.