Vllaznia do udhëtojë sot drejt Vlorës për tu ndeshur me Flamurtarin. Takim që nëse në vite mbart histori dhe lavdi, kësaj here ekipet nuk janë në pozitat e së shkuarës. Kjo pasi vlonjatët prej sezonesh militojnë në kategoritë inferiore të futbollit tonë. Ndeshja e sotme do jetë e vlefshme për kupën.

Dhe më saktë për 1/16 të trofeut të dytë për nga rëndësia në vendin tonë. Kuqeblutë patjetër që përveç kampionatit, kanë si synim edhe kupën. Ku shkodranët janë fituesit të dy sezoneve të kupës dhe janë tashmë ekspertë.

Dhe po ashtu sfida që luhet sot në orën 15:00 do merret në mënyrën më serioze të mundshme nga 9 herë kampionët e vendit.

Megjithatë pritet që minuta në stadiumin “Flamurtari” të ketë minuta për lojtarët e stolit dhe po ashtu nga elementët e rinj. Kjo që shumë kush të provojë vlerat e tij, por edhe për shkak të sfidës që Vllaznia ka në fundjavë në kampionat.

Paso dueli i fundjavës paraqet një transfertë delikate si ajo e Durrësit kundër Teutës. Megjithatë fokusi i sotëm do jetë totalisht kundër Flamurtarit. Ku pavarësisht se vlonjatët ndodhen në Kategorinë e Parë, ata mbeten një ekip i traditës dhe me elementë plot eksperiencë në gjirin e skuadrës së tyre.

Endri ÇINARI