Marco Giampaolo pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si trajneri i ri i Milanit. Por, që të ndodhë kjo duhet që Sampdoria të zgjidhë çështjen e trajnerit, që mbetet vend vakant pas largimit të Giampaolo.

“Sky Sport” ka bërë me dije se Eusebio di Francesco ka pranuar marrëveshjen me presidentin Massimo Ferrero, që i ka premtuar kontratë 3-vjeçare, si dhe termat ekonomikë janë përcaktuar dhe pranuar nga të dyja palët.

Problemi i vetëm mbetet Roma. Di Francesco vijon të jetë nën kontratë nga Roma, që e paguan për shkak të shkarkimit që bëri disa muaj më parë. Për të zgjidhur kontratën e tij, duhen të paktën 3 milionë euro, që duhet të paguhen nga Sampdoria, ose vetë trajneri të heqë dorë nga kjo pagesë./telesport/