Vllaznia vijon prej ditësh fazën përgatitore në Korçë. Shkodranët nën drejtimin e trajnerit Brdariç po stërviten maksimalisht për të qenë sa më shumë në formë për sezonin e ri.

Gjatë këtyre ditëve Vllaznia ka luajtur gjithashtu edhe disa ndeshje miqësore, ndërsa e radhës është programuar ditën e nesërme në Pogradec ndaj skuadrës vendase.

Ky do të jetë një tjetër test për stafin drejtues për të parë sërish gjendjen e lojtarëve. Sfida është programuar që do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Gjogji Kyçyku” të Pogradecit.

Shkodranët përveç miqësores janë tepër aktiv edhe në merkato dhe te Vllaznia presin ende përforcime./newsport/