Sindrit Guri është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Ostendes. Ai ka thënë fjalët e para si futbollist i ri i klubit belg, duke treguar se drejtori sportiv i klubit belg, Hugo Bros kishte ardhur në Tiranë për tu takuar me të.

“Zoti Bros dhe trajneri erdhën në Tiranë e folën me mua dhe kjo është arsyeja që thashë po për ofertën.

Dje kalova me sukses testes mjekësore dhe sot u takuam me presidentin dhe firmosa kontratën e re me ekipin”, ishin fjalët e Gurit për mediat belge.

Ndërkohë, për “Supersport”, Guri ka treguar se do të ndryshojë menu këtë herë për shokët e skuadrës dhe nuk do t’iu japë pica por darkë në Durrës.

“Me largimin e Bakajt mu rritën më shumë përgjegjësitë për sulmin dhe ishte e domosdoshme të jepja më tepër pasi isha i vetmi.

Arrita ta merrja përsipër sulmin e Kukësit. Menaxheri, Shkumbin Qormehmeti erdhi në Tiranë në një ndeshje dhe pas asaj ndeshje folëm me drejtorin dhe me drejtues nga skuadra e Ostendes dhe më bindi projekti që klubi belg kishte.

Largimi nga Kukësi? Do të jem me gjithë ekipin pasi e kemi lënë te Kukësi që do jap një darkë. Zakonisht jepen pica, por këtë herë do t’i çoj në Durrës”, u shpreh Guri. /Vipsport/