Një gol pas 40 sekondash lojë i ka mjaftuar Vllaznisë që të gjejë sot fitoren ndaj Kastriotit duke u kthyer edhe një herë në shinat e duhura dhe duke marrë përkohësisht vendin e tretë në renditjen e Superiores.

Goli i shpejtë i Hoxhajt ndikoi panoramën e këtij dueli, pasi shkodranët menduan më shumë të administronin avantazhin, duke i lëshuar shumë terren krutanëve.

Por këta të fundit kishin vështirësi që të gjenin hapësira para Zogovicc dhe harkimet nga krahët rrallëherë sollën rrezik për kuqeblutë.

Si rrjedhojë, 90 minuta u mbyllën me fitoren minimale 1-0 të Vllaznisë e cila mori vendin e tretë në renditje, ndërsa Kastrioti i jep fund serisë prej 3 ndeshjesh pa humbje në këtë sezon.

VLLAZNIA 1-0 KASTRIOTI
1′ Hoxhaj