Ndërprerja e kampionateve të moshave në ditët e fundit të vitit të kaluar, është shoqëruar me një periudhë pauze por edhe përgatitjesh për të gjitha ekipet e vendit. Por kjo nuk do të zgjasë shumë. Kjo ngaqë, të gjithë ekipet do të rikthehen sërish në fushat e blerta më datë 20 janar. Dhe nuk do të jetë kampionati kombëtar që do t’i rikthejë ata në garë, por Kupa e Shqipërisë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka caktuar pikërisht këtë datë për nisjen e ndeshjeve, madje ka hedhur edhe shortin e turit të parë. Kështu, Vllaznia U-17 do të ndeshet me ekipin e Portos dhe ndeshja do të luhet në Kamëz. Po në të njëjtën ditë, Vllaznia U-19 do të luajë në të njëjtën fushë me ekipin AAS. Kuptohet që pretendimi i të dy ekipeve kuqeblu është për t’i shkuar deri në fund edhe këtij kompeticioni megjithatë është garë dhe gjithçka mund të ndodhë.
© shkodrasport.com