Ndeshja në Laç i ishte besuar arbitrit të kolegjiumit të Tiranës, Ardian Beqiraj, ndërsa në VAR ishin Olsion Yzeiraj dhe Dojando Myftari.

I vetmi rast për moviolë ishte në minutën e 42-të, kur shkodranët pretendojnë për një prekje të topit me dorë në nisjen e aksionit të golit nga kurbinasit.

Mirëpo, pas verifikimit nga VAR, konfirmohet se goli ishte i rregullt dhe Babatunde nuk e ka devijuar me dorë. Nje vendim qe gjithsesi eshte kontestuar gjate nga shkodranet te cilet mendonin ndryshe.

Ky ka qene i vetmi moment i dyshimte i kesaj ndeshje e cila u kontrollua nga Laçi, ose me mire te themi, Vllaznia ia beri me te lehte fitoren kurbinasve me gabimet e veta.