Arbitrimi i kësaj ndeshjeje do të përflitet shumë gjatë për shkak të vendimeve të marra nga kryesori Olsid Ferataj. Pamjet e servirura tregojnë se gjyqtari nga Patosi i ka mohuar një gol të rregullt Vllaznisë dhe ndikoi direkt në rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

35’ Skuka bie në tokë dhe reklamon dhimbje në këmbën e tij në një duel me Krymin në zonë. VAR-i e shqyrton dhe pas pak sekondash arbitri Ferataj urdhëron vazhdimin e lojës. Pamjet tregojnë se ai ka vepruar drejt.

41’ Një top i gjatë përfundon te Hadroj, i cili e largon tutje. Lojtarët e Vllaznisë kërkojnë penallti për prekje me dorë, por VAR-i dhe arbitri Ferataj nuk mendojnë kështu dhe përsëritja e aksionit në televizion i jep të drejtë.

67’ Bitri ndërhyn me sparkatë ndaj Latifit, që rrëzohet. Ferataj akordon vazhdimin e lojës, ndërsa VAR-i merr shumë pak kohë për të shqyrtuar rastin. Në pamje, ndërhyrja e Bitrit duket e pastër dhe vendimi i gjyqtarëve është i saktë.

90+4’ Aralica shënon me kokë, pas një krosi nga goditja e këndit. Belica ankohet për goditje me bërryl të sulmuesit. Gjyqtari Ferataj shkon ta shikojë në VAR dhe në fund vendosi të anulojë golin. Pamjet tregojnë se arbitri ka gabuar. Shihet një kontakt i Aralicës me Matondon dhe Belicën, por në kuadrin e dyluftimit dhe jo me intensitetin e të shkaktuarit penallti../panorama-sport.com/