Dinamo që siguroi rikthimin në elitë pas afro një dekade po bën merkato të kujdesshme, e madje duke afruar lojtarët që kanë spikatur në elitë në ekipet respektive.

Një ndër ta është edhe anësori me tipare sulmuese, Patrik Bardhi, që më parë ka luajtur me Tiranën dhe Kastriotin në sezonet e fundit, dy në elitë dhe një në Kategorinë e Parë.

Bardhi që zyrtarizoi largimin nga krutanët pak ditë më parë, duket se do të vijojë karrierën në radhët e skuadrës së Dinamos, madje bëhët fjalë për një akord që ka sjellë edhe një kontratë 3-vjeçare mes palëve.

Mungon vetëm zyrtarizimi, ndërsa Dinamo ka hedhur sytë edhe te Bylisi, për Andi Hadrojin, anësorin e djathtë që ka spikatur në dy sezonet e fundit nëelitë sidimos me skuadrën mallakastriote.