Ndërprerja e kampionateve të futbollit, për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, po shfrytëzohet nga shumë prej ekipeve për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Kështu, sot është zhvilluar një ndeshje miqësore ndërmjet Murlanit dhe FC Nacka Iliria, një klub nga Suedia. Suedezët arritën të shënojnë fitore të thellë me rezultatin 5-0 ndaj skuadrës së Murlanit, që luan në Kategorinë e Dytë.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, ndërsa tre gola të tjerë në pjesën e dytë, kur Murlani aktivizoi te gjithe lojtaret e stolit.

Pavarësisht rezultatit përballë suedezëve, ky test i shërbeu trajnerit Xhahysa për ndeshjen e rradhës në kampionat ndaj Klosit, pasi i gjithë fokusi i tyre është te kampionati.

Maringlen ZHIVANI