Mbrojtësit e krahëve janë lojtarët nga të cilët shpesh nisin aksionet sulmuese të një ekipi. Janë futbollistët të cilët kanë shpejtësi mbi mesataren se futbollistët e tjerë, kanë rol të ndihmojnë linjat sulmuese, pse jo të shënojnë dhe gola.

Jo më kot, këta mbrojtës janë dhe pjesë e futbollistëve që kanë vlera marramendëse të kartonit të tyre në tregun e transferimeve. Faqja “FTB90”, referuar Football Observatory (CIES) ka bërë një renditje të dhjetë mbrojtësve më të shtrenjtë të momentit në klubet e Evropiane.

Mes tyre nuk mungon as Elseid Hysaj, mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, që luan për Napolin në Itali. Futbollisti shqiptar renditet në vendin e shtatë në rang listën e “FTB90”, duke kapur një vlerë tregu 51.3 milion euro.

“Napoli duhet të jetë ekip me fat, sepse mundi të sjellë Elseid Hysaj për një çmim vetëm 5 milionë euro nga Empoli në vitin 2015. Për shkak se lojtari luan në kraun e djathtë, ai mundi të shfaq menjëherë performacën e tij të qëndrueshme te Napoli. Mbrojtësi ka pasur një çmim të rritur në çdo sezon. Aktualisht, Elseid Hysaj, ka një çim tregu prej 51.3 milion euro”-shkruan “FTB90”.

Ndërkohë vendin e parë në këtë listë e mban mbrojtësi i Liverpool Trent Alexander-Arnold me 96.4 milion euro. Lista ndërkohë është e përbërë na emrat e mbrojtësve të klubeve si: Real Madrid, Atletiko Madrdi, Manchester City, Arsenal, Juventus etj./telesport/