Sporti i MMA është pak i përhapur dhe pak i njohur në vendin tonë. Por në mbarë botën ka shumë shqiptarë që e praktikojnë këtë dispilinë që është një miksim mes boksit dhe arteve të tjera marciale. Një prej atyre që po bën emër dalëngadalë në këtë sport është Dorjan Dokaj. Boksieri me origjinë nga Malësia e Madhe që po spikat në Kanada.

Dokaj shumë shpejt dhe më saktësisht në datën 9 korrik, në Central Arena të Torontos do zhvillojë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. Kjo pasi do luajë për titull kampion kundër Nick Klein. Një betejë që pritet me shumë interes për dy djemtë që shihen me shumë prespektivë në këtë sport.

Patjetër që vëmendja jonë si shqiptarë dhe shkodranë shkon tek Dokaj që do përpiqet të dalë triumfator në këtë duel. Patjetër kjo edhe për të përfaqësuar Shqipërinë sa më denjësisht në një vend të largët siç është Kanadaja.

Komuniteti shqiptar në Toronto, por edhe në mbarë vendin po organizohet në mënyrë që boksieri nga Malësia e Madhe të ketë mbështetjen e duhur. E po ashtu i gjithë komuniteti sportiv në Shkodër dhe Malësi të Madhe i uron sukses Dokajt në duelin e tij për titullin kampion.
Endri ÇINARI