Vllaznia do rikthehet në fushë për një tjetër ndeshje zyrtare që ditën e nesërme. Kuqeblutë do jenë në transfertë në Ballsh, për tu ndeshur me vendasit e Bylis. Takimi nuk do jetë i vlefshëm për Superligën, por për 1/8 e kupës së Shqipërisë. Një kompeticion që shkodranët nuk duan aspak ta nënvlerësojnë.

Kjo pasi ata janë edhe fituesit e dy edicioneve të fundit të këtij trofeu. Duke e fituar kështu në sezonet 2020-21 dhe po ashtu në atë 2021-22. Dhe patjetër serioziteti ndaj këtij dueli dhe po ashtu kupës do jetë në maksimum për ekipin e Joses. Por gjithashtu duket se trajneri kryeqytetas nuk do hedhë më të mirët në fushë.

Duket se skuadra do ketë një rotacion të moderuar, duke mos prishur as balancat e ekipit. Disa prej lojtarëve të stolit pritet t’iu jepet shansi që të tregojnë vlerat. Por gjithashtu duke lënë pushim edhe disa titullarë për ndeshjen e rëndësishme që do kenë shkodranët në fundjavë.

Kjo pasi i pret dueli kundër Laçit në raundin e 17-të të Superiores. Po ashtu tifozët presin me kuriozitet nëse do zbresë apo jo në fushë edhe Bekim Balaj. Pavarësisht se sulmuesi ka vetëm 2 ditë në rradhët e kuqebluve.

Por atij mund ti dhurohen disa minuta nëse do shikohet e arsyeshme nga ana e stafit teknik. Megjithatë takimi ndaj ballshiotëve nesër pritet me interes, duke parë se edhe mallakastriotët duan të bëjnë mirë në këtë kompeticion.
Endri ÇINARI