Kristiano Ronaldo është padyshim emri më i lakuar këto ditë në botën e futbollistike. Portugezi arriti të realizonte 3 gola në kualifikimin që Juventusi mori përballë Atletikos në Itali. Mirëpo, Fabio Kapelo nuk është nga ata që “notojnë” me rrymën.

“Në historinë e futbollit vetëm 3 kanë qenë gjenitë, Pele, Maradona dhe Mesi. Ky është vetëm mendimi im”, ka sqaruar italiani, duke anashkaluar Ronaldon.

“Maradona dhe Mesi jo vetëm i mendonin gjërat gjeniale, por edhe i zbatonin në fushë. Bashkë me Pelen ishin dhe janë impresionuest” shton më tej Kapelo.

Deklarata e 72-vjeçarit ka shkaktuar mjaft reagime, sepse ai nuk ka përmendur Ronaldon. Një tjetër arsye për të ndezur debatin Mesi-Ronaldo.