Ajo qe ndodhi pasditen e sotme ne stadiumin e Orikumit padyshim qe le vend per shume diskutime dhe reagime. Ne ndeshjen e kategorise se dyte ne mes skuadres vendase- Orikut dhe Ades, goli i vetem i saj eshte shenuar ne minuten e 98-te!!!

Te pakten keshtu pretendojne velipojaket te cilet e kane bere te ditur kete gje edhe ne faqen e tyre zyrtare teksa shkruajne qe Ada duhej te kishte shenuar me perpara me ane te Hases qe pati disa raste te pastra.

Por ajo qe te ben pershtypje eshte thenia tjeter e drejtuesve te kesaj skuadre sipas te cileve ndeshja nuk do te mbyllej pa shenuar, Per Orikun fitorja duhej medoemos per te ruajtur vendin e pare te renditjes.

Ndoshta kjo skuader e kishte menduar te lehte ndeshjen me Aden, por ndaj djemve te rinj te saj e ka patur shume te veshtire dhe ka tentuar me çdo kusht te shenonte, ndoshta edhe ne menyre te padrejte.

Shtyrja 8 minuta pas perfundimit te kohes se rregullt, e tregon me se miri kete gje. Por perpos deklarateve te pjestareve te stafit te Ades, ajo qe te ben pershtypje eshte se edhe ne sistemin “LIVE” te FSHF-se, per disa minuta u lajmerua perfundimi i ndeshjes ne shifrat 0-0!!!

Diçka absurde, por ky eshte realiteti shqiptar. Ades tashme i duhet te shohe drejt ndeshjeve te tjera per te kerkuar piket dhe per te siguruar qendrimin ne kategorine e dyte serish./SHKODRA-SPORT.COM/