Prishtina po kalon një krizë rezultatesh në kampionatin kosovar. Ditën e sotme, bardheblutë u mposhtën me rezultatin 0-2 nga Ballkani që drejtohet nga Ilir Daja dhe golat u shënuan 99-të dhe 105-të, ndërsa kjo humbje ishte e 4 radhazi për ta.
Duke parë këtë krizë rezultatesh, tifo-grupi “Plisat” që janë mbështetësi kryesor i skuadrës nuk kanë duruar më dhe pas ndeshjes janë futur në dhomat e zhveshjes.
Në formë proteste për lojtarët, tifozët kanë “zhveshur” futbollistët duke u marrë fanellat pasi lojtarët nuk po e nderojnë siç duhet dhe videoja është shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Nje gjest qe tregon edhe per rolin dhe rendesine qe kane tifozet ne mbeshtetjen e nje skuadre dhe si rrjedhoje duhen vleresuar ne maksimum nga futbollistet per te nderuar si duhet fanellen e skuadres qe perfaqesojne.
Postimi i plotë nga “Plisat”
NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!
KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë.
Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare.
Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.
Fajtori nuk na intereson,
Zgjidhja ju përket juve,
Ne duam klub me dinjitet,
Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.
Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret.
100 vjet KF Prishtinë!
35 vjet Plisat!