Në orën 10:00 ishte programuar të luhej ndeshja AF Dinamo-Pogradeci për paratërinj, por është shtyrë.

Ka ndodhur edhe herë të tjera që të ndodhë kështu, por arsyet kanë qenë të tjera, zakonisht për shkak të reshjeve, ose në ndonjë rast nuk është luajtur sepse nuk është paraqitur kundërshtari.

Këtë herë ndodh për një tjetër arsye. Në kompleksin “Dinamo” , ku edhe do të ndërtohet ambientet e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit, gjithçka është kthyer në një kantier ndërtimi.

Në një vinç kullë që është montuar aty, paraditen e sotme ka hipur një burrë, i cili qëndron lart dhe kjo ka bërë që zona të rrethohet nga forca të shumta policore, për të tentuar personin mbi vinç që të mos hidhet.

Ambulanca dhe zjarrfikësja nuk mungojnë, ndërkohë që zyrtari i FSHF-së, duke parë situatën rreth e rrotull, por edhe duke vlerësuar gjendjen e lojtarëve të rinj, që po u binte të shihnin nje situatë të tillë, kanë vendosur ta anulojnë ndeshjen dhe ajo do të zhvillohet në një datë tjetër. /EDS/