Futbollistja e Vllaznisë dhe e kombëtares shqiptare Megi Doçi padyshim që është një nga elementet më të spikatura të këtyre ekipeve.

Ajo dallohet për potencën dhe aftësinë për të shënuar gola në portat kundërshtare dhe jo më kot është edhe golashënuesja më e mirë në historinë e futbollit shqiptar të femrave.

Kjo futbolliste po thyen rekord pas rekordi dhe ditën e djeshme, ka vendosur edhe një tjetër.

Në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur në Korçë ndaj Bilisht Sport, Megi Doçi ka shënuar plot 11 gola.

Ose thënë ndryshe, të gjithë golat për ekipin e Vllaznisë që ka fituar me rezultatin 11-0 ndaj këtij kundërshtari në ndeshjen e rradhës për kampionat.

Me golat e shënuar dje, sulmuesja e ekipit shkodran është ngjitur në kuotën e 42 golave duke qenë në vendin e dytë në renditjen e golashënuesve më të mira të kampionatit ngaqë në vend të parë edhe futbollistja Cyme Lulaj e ekipit të Kinostudios por deri në fund të kampionatit shumë gjëra mund të ndryshojnë.
www.shkodrasport.com