Ndryshime tek ekipi i femrave AAS. Pas 4 vitesh tek kjo skuadër si futbolliste por edhe si trajnere, Mirsada Skutina është larguar drejt Kanadasë. Drejtuesit e “Albanian Ajax School” kanë gjetur menjëherë zëvendësuesen e saj. Ajo është ish- futbollistja e Vllaznisë dhe e kombëtares shqiptare, Desantila Hoxha.

Ajo do te drejtoje si bashketrainere ekipin e femrave AAS dhe do te jete trajnere Akademise se vajzave AAS. Drejtuesit mendojnë se Hoxha do t’ia shtoje vlerat e AAS ne keto pozicione duke shfrytezuar eksperiencen e gjate dhe te suksesshme ne futboll.

Kujtojme qe Hoxha ka qene pjese e ekipit te femrave AAS ne kupen ballkanike organizuar ne qershor 2017 ne Maqedoni ku ky ekip beri nje paraqitje shume te mire. Në këtë mënyrë tashmë rrokada është bërë.

Mirsada Skutina ishte nje pjese e rendesishme e arritjeve te AAS, kontribuese e rendesishme ne ngritjen dhe forcimin e akadamise dhe mbi te gjitha nuk i braktisi asnjehere por mbeti besnike deri ne fund e vlerave me te mira tona duke shkruar emrin e saj kryelarte ne historikun e AAS. Nga sa mësohet, Skutina krahas studimit ne Kanada, do te jete pjese e nje tjeter ekipi femrash nga ku do te vijoje me tej karieren sportive.
© shkodrasport.com