Superkupa e Spanjës ka pasur këtë sezon një format ndryshe nga formati që jemi mësuar të shohim vazhdimisht.

Në finale nuk kanë shkuar fituesi i titullit kampion dhe fituesi i Kupës por në fakt ato dy skuadra që nuk kanë fituar asgjë, respektivisht Real Madridi dhe Atletiko Madrid.

Superkupa është zhvilluar me dy gjysmëfinale dhe me një finale. Real Madridi ka mundur Valencian që është fituese e Kupës në fuqi duke kaluar në finale, teksa nga ana tjetër Atletiko eliminoi kampionët e Barcelonës duke sfiduar tashmë Real Madridin.

Për herë të parë, kjo finale luhet në Arabinë Saudite teksa në Marok dhe në Spanjë është zhvilluar herë e tjera.

Duke filluar nga ora 19:00, dy skuadrat do të provojnë të marrin trofeun e parë për këtë dekadë, trofe ky që do t’i sillte goxha të ardhura dhe nga ana tjetër, rrit besimin dhe motivimin për vazhdimësinë në kampionat. /VipSport/