Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi duket të ketë zgjedhur skuadrën e tij të radhës, e cila do të jetë Klab Bryzh.

Sipas raportimeve nga gazetari i famshëm italian Fabricio Romano, 28-vjeçari është duke përfunduar në këto minuta dokumentacionin për transferimin te klubi belg, i cili ka gjetur akordin me Lacion për 11 milionë euro.

Muriqi nis kështu një aventurë të re jashtë Italisë ku do të provojë veten në një kampionat të ri me fanellën e Bryzh.