Vllaznia ka nisur përgatitjet për sfidën shumë të rëndësishme ndaj Partizanit, të shtunën në orën 17:00 në Loro Boriçi për javën e 25-të të Kategorisë Superiore.
Nën drejtimin e trjanerit Mirel Josa, ekipi është stërvitur i plotë me të gjithë lojtarët në gjendje optimale, një rast “unik” këtë sezon.
Ndaj Teutës u lanë dy pikë por në fundjavë, shkodranët e kanë “trenin e fundit” pasi një humbje do të ishte një goditje e rëndë në garën për titull me të kuqtë dhe Tiranën që mund të shkojne ne 7 pikë larg.
Përpara vetes, kuqeblutë shohin edhe Egnatian e cila nëse fiton me Erzenin do të largohet gjithashtu + 4 pikë. Megjithate vete Josa e ka shprehur herepashere se ai nuk sheh asnje ekip tjeter, por vetem veten. Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te prodhoje sfida e se shtunes qe do te startoje ne oren 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi”.