HomeKRYESORENë vitin 2022 do të organizohen dy Kupa Bote, fitimet janë të...

Në vitin 2022 do të organizohen dy Kupa Bote, fitimet janë të frikshme

Edhe pse me shumë polemika në lidhje me fitimin e të drejtës për ta zhvilluar, Katari do të organizojë Kupën e Botës 2022. Në Lindjen e Mesme temperaturat gjatë verës janë tmerrësisht të larta dhe kjo do të detyrojë organizatorët ta zhvillojnë turneun gjigant në periudhën e dimrit.

Kështu, edhe pse kalendari do të pësojë sërish një modifikim, pritet që periudha e verës të jetë e lirë për të plotësuar një dëshirë madhore të FIFA-s. Drejtuesit e organit qeverisës të futbollit në mbarë botën parashikojnë që në verën e vitit 2022 të hapin siparin e formatit të ri të Kupës së Botës për klube.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 klube nga e gjithë bota. Pjesëmarrësit do të vendosen sipas paraqitjeve të viteve të fundit dhe pritet të jenë disa klube evropiane, çka do i japë shumë më shumë prestigj këtij kompeticioni, të cilin deri tani, skuadrat nga kontinenti i vjetër e kanë konsideruar thjesht një trofe për tu fituar.

Pjesëmarrja në Kupën e Botës për klube do të thotë 20 milionë euro arketime të dhëna nga FIFA, pa llogaritur bonuse të tjerë. Fituesi do të bëhet pronar i plot 100 milionë eurove. Shifra, që e kthejnë këtë kompeticion në një objektiv të më të mëdhenjve të kontinentit tonë, pa përjashtuar edhe ndonjë surprizë nga Amerika Latine. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments