Perballja Murlani- Veleçiku ka kohe qe ka nisur. Ne fund te dhjetorit, ne nje emision televiziv, trajneri i koplikasve Haris Lika dhe portieri i Murlanit Erind Selimaj “nxorren xixa” me njeri- tjetrin.

Polemika Veleçiku- Murlani. Selimaj: Jemi ekip më i organizuar, Lika: Ju dilni 5 vetë në stërvitje!

Disa probleme me arbitrimin ne ndeshjen e fazes se pare te luajtur ne Koplik dhe te fituar 2-1 nga vendasit, kane krijuar pakenaqesi tek kundershtarit qe padyshim do tentojne “te marrin hak” neser.

Selimaj e kishte paralajemruar kete gje prej kohesh por per fat te keq ai nuk do te jete ne fushe ne kete ndeshje si rrjedhoje e kartonit te kuq te marre ne ndeshjen e kaluar ndaj Ades, ashtu si dhe mesfushori Dodani.

Pavaresisht ketij fakti, e sigurte eshte se do te kemi nje perballje shume interesante e cila pritet te marre edhe vemendjen e tifozeve te shumte te te dy skuadrave qe do t’i mbeshtesin ata per te marre fitoren ne kete ndeshje qe mund te vendose shume gjera per te ardhmen.

Veleçiku ne prag te kesaj ndeshje ka grumbulluar 26 pike dhe mban vendin e katert ne renditje, nderkohe qe ekipi i Murlanit ka 22 pike dhe mban vendin e peste./SHKODRA-SPORT.COM/