...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENesër nis shitja në sportel e biletave të ndeshjes Vllaznia- Craiova

Nesër nis shitja në sportel e biletave të ndeshjes Vllaznia- Craiova

Vllaznia do të luajë takimin e parë ndaj Univeristatea Kraiova të enjten e ardhshme, takim që është i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.

Fillimisht, kuqeblutë do të luajnë në “Loro Boriçi”, ku do të masin forcat me Kraiovën, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve të Vllaznisë. Më pas, sfida e kthimit për futbollistët e drejtuar nga ana e Josës, do të jetë me 28 korrik në transfertën e vështirë rumune.

Pak ditë më parë, janë publikuar edhe çmimet e biletave, ndërsa burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se nesër do të nisë edhe shitja e tyre pranë “Loro Boriçit”, pikërisht tek sporteli i këtij stadiumi.

Në Shkodër pritet me interes të madh kjo ndeshja, teksa tifozët kanë premtuar për një mbështetje të madhe.

Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.