Fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët shkëlqyen me skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore”, sjell për lexuesit, pesë kuqezinjtë më të spikatur të kësaj jave dhe notat e tyre.

Vendin e parë e mban ish-mesfushori i Partizanit, Jurgen Bardhi, i cili ishte protagonist me një asist në fitoren që Keçiorengyçy arriti përballë Denizlisporit dhe për këtë u vlerësua me notën 8.0.

Në vendin e dytë vjen Jorgo Pëllumbi, me notën 7.4. mbrojtësi shqiptar ndihmoi skuadrën e tij që të mbante portën e paprekur në barazimin 0-0.

Pas tij vjen Nedim Bajrami, i cili u vlerësua me notën 7.4 pas performancës fantastike në ndeshjen kundër Juves, duke nisur dhe aksionin që u shndërrua më pas në gol për Sasuolon.

Në vendin e katërt dhe të pestë janë Mario Mitaj dhe Kristjan Asllani, të dy me notën 7.2, të cilët dhanë performanca pozitive me skuadrat e tyre.