Rafinha është një nga lojtarët në listën e transferimeve të Barcelonës. Mesfushori brazilian është i vetëdijshëm se, pas një periudhe të gjatë lëndimi dhe ardhjes së Philippe Coutinho, shanset e tij për të luajtur për Barcelonën janë minimale. Një situatë që Rafinha e vlerëson shumë për shkak se nga vazhdimësia e tij apo jo te Barcelona mund të varet thirrja e mundshme në kombëtare për Kupën e Botës 2018. Rafinha e kupton se duhet të kërkojë një largim nga katalanasit, që të luajë, dhe çdo gjë duket se mund të lidhet me Italinë.

Sipas informacionit që vjen nga Italia, Interi është ekipi që ka bërë ofertën më të fortë për mesfushorin e Barcelonës.Zikaltrit kanë kërkuar transferimin e Rafinha me një opsion blerjeje në fund të sezonit. Një opsion që Barcelona duket se e ka vlerësuar me 20 milionë euro. Megjithatë, përveç Interit, ka dalë në skenë edhe Celta Vigo. Drejtori i saj sportiv, Felipe Miñambres, ka pranuar kohët e fundit se Rafinha është në listën e pëlqimeve të Celta, edhe pse ai, gjithashtu, ka theksuar se për momentin kjo është një opsion i komplikuar. Së fundi, Arsenali i Arsen Wenger është një tjetër klub, që mësohet të ketë kontaktuar me Rafinha, për ta afruar në këtë merkato dimërore./telesport/