Futbollisti i Vllaznisë, Rejan Alivoda, është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore” nga gazeta “Panorama Sport”. Kështu, sipas saj, pjesë e këtij formacioni ka qenë edhe mesfushori shkodran për lojën e tij në mesfushë.

Realisht, Alivoda po bën ndeshje të mira që kur ka ardhur në ekipin e parë të Vllaznisë dhe kështu ka dhënë edhe shpresa të mëdha për të ardhmen.

Për 19-vjeçarin shkodran kjo ndeshje ndaj Teutës ishte ndeshja e katërt rradhazi që luan si titullar, teksa duhet thënë se ka spikatur me performancën e tij.

Ndërkohë, pjesë e kësaj 11-she ka qenë edhe ish-sulmuesi i Vllaznisë, Silvio Zogaj, që është pjesë e Kastriotit, aty ku po dallohet si futbollist me performancën e tij dhe po bën ndeshje të mira me ekipin krutan.
Maringlen ZHIVANI