Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë shkodran shënon për të kuqtë dhe ‘i prish punë’ një tjetër...

Një shkodran shënon për të kuqtë dhe ‘i prish punë’ një tjetër shkodrani

Nje shkodran shenon dhe i prish pune nje tjeter shkodrani. Erald Çinari me golin e shenuar pasditen e sotme i ka dhene fitoren 1-0 Partizanit ndaj Laçit te Armando Cungut.

Partizani ka mposhtur Laçin me rezultatin 1-0, duke thyer “mallkimin” e rezultateve negative në “Air Albania”. Një fitore tepër e rëndësishme ndaj një rivali të drejpërdrejtë për garën në zonën Europiane.

Goli i Erald Çinarit në minutën e 11-të, i siguroi 3 pikë të arta skuadrës së Sormanit, e cila arriti ta menaxhonte mjaft mirë këtë epërsi.

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Armando Cungut, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Ky ishte triumfi i tretë radhazi për kampionët në fuqi të Superiores të cilët ngjiten në kuotën e 47 pikëve, 2 më pak se kurbinasit.

Sfidën e radhës Partizani do ta luajë në transfertë ndaj Bylisit sfidën e radhës të kampionatit, ndërkohë që Laçi do të presë Flamurtarin.

FT: PARTIZANI – LAÇI 1-0

Çinari 11′

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments