HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër lojtar largohet nga Tirana. Albi Doka transferohet në Hungari

Një tjetër lojtar largohet nga Tirana. Albi Doka transferohet në Hungari

Albi Doka do të largohet nga Tirana në ditët në vijim. Mbrojtësi i djathtë do të rikthehet në Hungari ku do të transferohet te Ujpest. Hungarezët kanë shitur shqiptarin tjetër, Lirim Kastrati te polakët e Widzek Lodz dhe do ta zëvëndësojnë me anësorin e bardhebluve.

Kryeqytetasit e kanë nën kontratë dhe Ujpest do të paguajë për të zhbllokuar kartonin e 26-vjeçarit. Tirana do të bëjë kështu shitjen e 4-të në këtë merkato pas Florent Hasanit, Kaina Nunes dhe Klevi Qefalija, ndërsa është larguar edhe Ardit Hila. Mbetet per t’u zbuluar shuma e transferimit.

Albi Doka u rikthye në Superiore si një afrim i bujshëm i Tiranës në merkaton e verës. Deri tani ai ka zhvilluar 18 paraqitje në kampionat ku ka shënuar 1 gol e 2 asiste, ndërsa numëron edhe 3 ndeshje në Conference League.

Ja njoftimi i klubit bardheblu per kete transferim:

Faleminderit Albi Doka! KF Tirana njofton transferimin e mbrojtësit Albi Doka në klubin hungarez të Ujpest FC.
Mbrojtësi 26-vjeçar u bashkua me klubin tonë në merkaton e verës nga klubi i Honved, teksa edhe në të shkuarën, ai ka mbajtur veshur fanellën bardh’ e blu, duke fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.

Klubi i Tiranës falënderon Dokën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën e re!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments