Ekipi më i ri i Xhuliano Skukës, FC Metz mori një barazim përballë Valencienes në fundjavë. Sot ata do të luajnë ndeshjen e radhës në kampionat, dhe në prag të kësaj sfide trajneri i ekipit Laszlo Boloni ka dalë në një konferencë për mediat.

Ai foli edhe për sulmuesin shqiptar Xhuliano Skuka duke u shprehur se ende rrugë për të bërë pasi duhet të ndryshojë disa gjëra.

“Xhuliano Skuka ka ende shumë rrugë për të bërë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajë. Ai filloi futbollin profesionist në Francë dhe ka ende gjëra për të ndryshuar dhe shpresoj se do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Rikujtojmë që Xhuliano Skuka shënoi 10 gola në 16 ndeshje me fanellën e Partizanit në kampionatin shqiptar këtë sezon. Vitin e kaluar, ai ndihmoi “demat” të kualifikohej në play-off të Ligës së Konferencës së Evropës duke regjistruar 9 gola dhe 5 asistime në vetëm 20 ndeshje.