Ndeshja e femrave Laçi-Kukësi që ishte programuar për t’u luajtur ditën e djeshme në orën 13:30 në Shkodër, nuk është zhvilluar. Gjatë gjithës ditës së djeshme, Shkodra është “pushtuar” nga reshje të dendura shiu, që kanë përmbytur edhe rrugët e qytetit.

Prej shiut është mbushur me ujë edhe fusha sportive e Kompleksit Zmijani, duke detyruar shtyrjen e ndeshjes për një ditë tjetër. Dueli pritet të përcaktohet në vazhdim se kur do të luhet.

Laçi-Kukësi është e vlefshme për javën e dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Madje, kjo do të jetë hera e tretë që kjo ndeshje do të shtyhet, teksa herën e parë sfida e planifikuar më parë për datën 15-tetor, nuk u luajt, ngaqë ekipi i Laçit zbriti në fushë me uniformat e “Atletik Klub” dhe kjo nuk u lejua nga delegati i ndeshjes.

E dyta ishte dje, por sarish takimi nuk u realizua, këtë herë për shkak të kushteve atmosferike dhe prandaj tashmë duhet pritur hera e tretë, që shpresojmë të jetë “e treta e vërteta”.

Kujtojmë që, pas katër ndeshjesh të luajtura, Laçi i drejtuar nga trajneri Elis Legata ende nuk ka marrë asnjë pikë, ndërsa ekipi i Kukësit, i drejtuar nga Paula Jaku, ka grumbulluar gjashtë pikë deri më tani në tre ndeshje të luajtura.
Maringlen ZHIVANI