Vllaznia dhe Partizani kryesojne me pike te barabarte renditjen pas javes se 29-te te Kategorise Superiore dhe duket se do te jene dy konkurrente te forta per titullin kampion.

Drejtori i pergjithshem i te kuqve Olsi Rama duke folur ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ka “ngacmuar” edhe sponsorin e Vllaznise Alban Xhaferi, per te cilin ka thene se ka nje karriere te shkurter si drejtues.

“Karriera e Xhaferit është e shkurtër. Ka pasur fatin që të shikojë një fitore të Vllaznisë ndaj Partizanit. Kishte fatin nga balta në “Elbasan Arena”, ku topi nuk donte të shkonte në rrjetë.

Vllaznia është gjëja e bukur e këtij kampionati. Unë e them gjithmonë, me lojë të këndshme dhe ndonjëherë me fat, por është ai fati që e kanë kërkuar deri në fund”- eshte shprehur Rama./SHKODRA-SPORT.COM/