Vllaznia mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-1 Skënderbeun. Berisha shënoi i pari për korçarët, por përmbysja erdhi nga Shehi dhe Dilaver. Pikërisht për këtë takim dhe jo vetëm ka folur Demir Imeri, lojtari i shkodranëve.

Ai shprehet i lumtur për 3 pikëshin, me fokusin që tanimë është te ndeshja e rradhës ndaj Tiranës. Imeri vlerëson bardheblutë, duke i quajtur ekip cilësor.

“Duke u bazuar në ndeshjet e fundit të Skënderbeut, e vlerësuam shumë këtë ndeshje. Më gëzon fakti që treguam karakter. Më bën krenar fitorja dhe kthehemi aty ku na takon. Na është kthyer edhe Da Silva. Jemi përshtatur shumë dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu. Kam thënë gjithmonjë që të shikojmë punët tona.

Tirana? Tirana është ekip cilësor. Unë them që të dyja palët bëjnë futboll të hapur. Le të fitojë futbolli. Të dy ekipet e kryeqytetit janë për t’u vlerësuar.

Për Skënderbeun kam vetëm fjalë të mira. Nuk e meriton aty ku është. Finalen do e vlerësojmë dhe shpresoj ta marrim trofeun në shtëpi. Rinovimi? Ende nuk ka ardhur diçka e tillë” – tha ai./newsport/