Partizani fitoi sot 4-0 me Kukësin për javën e 29 të Superligës. Të besuarit e Ilir Dajës e dominuan ndeshjen, ndërsa i ftuar në Rubrikën Sportive, drejtori i të kuqve Olsi Rama ka thekuar se nuk i ka pëlqyer nisja e ndeshjes, çka ia u ka bërë të qartë edhe lojtarëve pas sfidës.

“Ishin katër gola të bukur. Nuk më pëlqeu në fillim nisja, i thashë edhe djemve në fund të ndeshjes. Na ndihmoi edhe goli i Asanit ashtu siç e tha edhe Daja. Është bukur të jesh në vendin e parë”, tha fillimisht Olsi Rama.

Më pas Rama u ndal te ndeshja me katër golat, duke treguar se ka një kompliment për Malën e Hakajn.

“E lehtë me Kukësin? Nuk e mendoja kaq të lehtë. Kukësi ka cilësi brenda, që nga Ibraimi, Eze, Limaj apo edhe Dragoshi e të tjerë. Kisha shqetësim se i kishim fituar të treja ndeshjet me ta këtë sezon dhe pata frikë të brendshme se lojtarët nuk do jepnim më të mirën duke e nënvlerësuar. E nisëm ndeshjen më lehtë se çdo doja por u organizuam, golat janë njëri më i bukur se tjetri.

Goli i Asanit, apo edhe Çinarit me veprimet, klasi i Junior apo Malës. Më vjen mirë për të sepse i duket vetja i sakrifikuar në krahët e mbrojtjes, që unë mendoj se e bën mirë. Të të shtoj listës së golave edhe atë të Hakajt ndaj Kastriotit sepse nuk e kam komplimentuar. Më pëlqen mua kjo ideja që Partizani të luajë dhe të bëjë gola të bukur.

Drejtori Rama tha diçka edhe për Melon, derbin e ardhshëm, por edhe takimin ndaj Laçit. Nuk mund të lihen pa përmendur rinovimet, me sezonin që po i vjen fundi.

Mendoj se me situatën që ne kishim në dy fazat e para të kampionatit, sulmuesit tanë kanë sakrifikuar shumë. Ne ndonjëherë bëjmë shaka. Ekipi ka mësuar atë seçfarë Daja po kërkon. Ndikon edhe sulmë te sulmuesi kur shënon, pasi merr më shumë besim.

Melo- Është një lojtar që ka kontribuar vjet. Këtë vit është sakrifikuar edhe Melo. Ka patur një problem muskulor, ndërsa sot e dërguam të luajë me Partizanin B. Melo u ankua për dhimbje dhe ne i bëmë një eko. Gjatë këtyre ditëve, ai ka bërë stërvitje.

Unë iu them lojtarëve kur mblidhem me ta që të githë jeni të nevojshëm. Kur nuk është njëri, është tjetri. Sot nuk ishte Albani, po ishte Teqja. Ka luajtur Idrizaj mbrotjës i majtë gjatë stërvitjeve.

Derbi- Nuk dua ta barazoj sportin me politikën. Mendon se duke rivlerësuar situatën, derbi mund të luhet me tifozë. Po të kishim më shumë respekt për rregullin, stadiumet mund të ishin hapur.

Partizani ka nevojë për tifozët. Gjërat po ecin mirë, do doja shumë që atyre t’i jepja kënaqësinë që të shikojnë ekipin nga afër.Ne kemi alternativa në mbrojtja.

Laçi- Nuk kemi lojtarë të dëmtuar. E njohim Laccin. Nuk besoj se ka ndonjë sekret të madh. Unë mendoj se është një ndeshje që duhet karakter.

Rinovimet- Jemi të hapur dhe të ndershëm. Unë e kam thënë që lojtarët që duan të qëndrojnë, duhet me të vërtetë ta thonë këtë gjë. Unë u kam thënë që të na vijnë dhe të na japin mendimet e tyre. Do ishim të lumtur nëse sigurojnë kontrata diku tjetër”, tha Rama.