Vllaznia krahas sezonit te suksesshem po fiton edhe talente me potencial qe mbas 1 ose 2 sezonesh do jene nder me te perfolurit ne kampionat. Qatip Osmani se bashku me stafin e tij kane bere dhe po bejne nje pune te mrekullueshme ne rritjen e ekipit dhe konsolidimin e saj.

Ardhja ne fillimin e sezonit te Memellit nuk ishte zgjedhja e duhur per Vllaznine. Pogradecari nuk pati rezultate te mira me Vllaznine gjate periudhes qe e drejtoi, kjo ndoshta dhe nga mos eksperienca per te drejtuar nje ekip me emer. Presidenti Xhaferi veproi drejt kur pa qe Vllaznia duhej te ndryshonte kapitull.

Koha e duhur qe skuadra te ringrihet dhe te shkoje aty ku e meriton te jete. Spastrimi ne janar i ekipit nga lojtaret qe mberriten ne vere dhe qe ishin jo ne nivelin per nje ekip te madh si Vllaznia ishte si nje lloj frymemarrje per strukturen e re qe ekipi do merrte por dhe per talentet e akademise qe besoj se do bejne emer ne futbollin shqiptar.

Tashme ardhja ne krye e trajnerit qe ka pas sukses ne vendin fqinj ishte si nje lloj katalizatori per te ndertuar nje Vllazni te konsoliduar, nje Vllazni qe krahas talenteve ka brenda dhe eksperiencen. Binom fantastik. Jo me kot Vllaznia eshte ne vend te dyte dhe gjysmefinaliste e Kupes.

Sezon deri tani mbreslenes. Atmosfera ne Shkodren e futbollit eshte rikthy. Tifozeria e zjarrte shkodrane ka tregu se nese skuadra ka rezultate pozitive mbush shkallet e stadiumit. Tashme te gjithe shpresojne per nji mbyllje fantastike te ketij sezoni./www.shkodrasport.com/