Dulet Vllaznia-Tirana gjitnje kane dhuruar emocione pa fund. Kjo pasi askush si Vllaznia nuk ka ditur e mundur te sfidoje nder vite Tiranen, Partizanin e Dinamon.

Ajo ka qene gjithnje e vetme larg pazareve shqiptare te ditura. Vllaznia shihet si qytet – shtet ne futbollin shqiptar duke prodhuar dhjetra futbolliste yje.

Kete sezon pavaresisht gabimeve qe çuditerisht ka bere me ekipet e vogla. perseri mbetet fuqishem ne gare per titull. Ndaj Tiranes e shoh favorite nga perberja qe ka ne ekip.

I vetmi shqetesim i imi mbetet ndikimi emocional e psikologjik jashte normave qe tifozeria shkodrane ushtron mbi lojtaret per fitore. Nje Vllazni qe do te luante e qete, e sigurte me besim deri ne fund me siguri i ka te gjitha shanset te jete fituese.

Tirana nese llogarisim kualitetet ne fushe, nuk ka asnje epersi ndaj Vllaznise. Epersia e vetme eshte faktori psikologjik qe edhe nese humb perseri ruan kreun, ndersa Vllaznise vetem fitorja i ben pune.