Vllaznia do te luaje pasditen e neserme ne oren 16:00 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Tiranes, e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Loro Borici” ne Shkoder. Skuadra kuqeblu i ka mbyllur pergatitjet per kete ndeshje, teksa ka perfunduar edhe seancen e fundit paraditen e sotme dhe me pas, menjehere eshte grumbulluar ne nje nga hotelet e qytetit, ku jane akomoduar ne kete pragndeshje.

Nderkohe, tashme trajneri Mirel Josa duket se e ka gati edhe formacionin qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare, teksa nuk pritet te beje ndryshime ne formacion ne krahasim me ndeshjen e fundit qe u fitua me rezultatin e paster 2-0 ndaj Kukesit. Me pak fjale, trajneri Josa vijon me teorine qe formacioni fitues nuk ndryshohet.

Keshtu, ne porte do te vijoje te jete i zakonshmi Zogovic. Nderkohe qe, edhe katershja e mbrojtjes nuk do te ndryshoje, me Smajlin dhe Hakajn ne krahe, si edhe kapitenin Gurishta dhe Shehin ne qender. Edhe treshja e mesfushes nuk do te ndryshoje, e cila do te jete me Jonuzin, Alivoden dhe Markun.

Nderkohe, Bekim Balaj do te jete serish ne formacion ne maje te sulmit, ndersa ne krahet e tij do te luajne Mala dhe Hoxhaj. Ky i fundit mesa duket ka fituar nje vend ne formacion ne balotazhin me Latifin, i cili duket se akoma nuk eshte ne gjendje ta nise si titullar.

Klasikja e Shqiperise Vllaznia-Tirana do te luhet pasditen e neserme ne oren 16:00 dhe do te zhvillohet ne stadiumin “Loro Borici” ne Shkoder. Poashtu, kjo ndeshje do te transmetohet live ne kanalet e platformes “OverSport” nen komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Liles. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogovic, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Jonuzi, Alivoda, Marku, Mala, Balaj, Hoxhaj Tr: Mirel Josa