Dy ditë më parë, mediat italiane servirën një ndryshim që do të bëhej në Kombëtaren shqiptare.

Kjo, për vetë faktin se bëhej fjalë për një ish-mbrojtës të Romës që do të shtohet në stafin teknik të Shqipërisë me ftesë të Panuçit.

Dje është bërë zyrtarizimi i Kasetit në rolin e trajnerit të dytë, ndërkohë që sot është radha e trajnerit të përfaqësueses që të vijë në Shqipëri dhe të diskutojë me drejtuesit e Federatës për detajet dhe gjithçka ka të bëjë me kontratën e ndihmësit të tij.

Por, Kristian Panuçi do të ketë një mision të dyfishtë.

Axhenda – Gazeta “Panorama Sport” mëson se tekniku italian do të ketë në axhendë të paktën dy ngjarje. Së pari, do të zhvillojë një takim me trajnerët e ekipeve përfaqësuese të moshave.

Vëzhgimi – Gjithashtu, gazeta ka mësuar se trajneri i Kombëtares do të ndjekë nga afër takimin mes Teutës dhe Kukësit. Në plan do të jetë vëzhgimi nga afër i sulmuesit të kampionëve në fuqi, Sindrit Gurit